Hapësire reklamuese

Politikë

Lajmi për vdekjen e shqiptarit në Ukrainë, i riu e përgënjeshtron: Jam gjallë, na bombarduan...

Shkruar nga Newsbomb
Lajmi për vdekjen e shqiptarit në Ukrainë, i riu e

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë informacion për një shqiptar të vrarë në Ukrainë.

Pyetjes rreth situatës ku ndodhen 60 shtetas shqiptarë që jetojnë në Ukrainë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka iu përgjigj duke thënë se ata janë integruar prej vitesh dhe nuk ka ndonjë informacion të veçantë.

Por Rama shtoi se sipas “një informacioni të fundit”, një shqiptar, i veshur ushtarak, mund të ketë mbetur i vrarë gjatë luftimeve.

“Përveç një informacioni të fundit që morëm për një djalë që ishte, në mos gabohem edhe në një nga mediat tuaja, që ishte vrarë, si person i veshur ushtarak, pra pjesë e ushtrisë, djalë shqiptar, i cili jetonte në Ukrainë dhe bashkëjetonte apo ishte i martuar me një shtetase ukrainase, po jetonte atje prej kohësh”, tha Rama.

Dyshimet janë se bëhet fjalë për 24-vjeçarin Emanuel Bazanji, i cili është shtetas ukrainas dhe i është bashkuar ligjërisht ushtrisë.

Disa media sot raportuan se ai kishte mbetur i vdekur gjatë luftimeve, por TCH, përmes një komunikimi me “SMS”, e përgënjeshtroi lajmin duke raportuar se Bazanji u kishte kthyer përgjigje në WhatsApp duke u thënë se “është gjallë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll