Tirana
scattered clouds
12 ° C
12 °
12 °
54 %
4.6kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 14 Prill, 2021
spot_img

Rama thirrje opozitës: Politika le të na ndajë, por lufta për jetën dhe shëndetin duhet të na bashkojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës që duhet të ndalojë grumbullimet dhe mitingjet në këto ditë fushate në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri e paralelizon situatën me atë të Kosovës, teksa thotë se fqinjët po e paguajnë shtrenjtë fushatën elektorale ngjitur njëri pas tjetrit. Kryetari i PS e konsideron turp mbledhjen e njerëzve dhe mitingjet e opozitës, që sipas tij nuk janë gjë tjetër veçse vatra infeksioni.

Ai i bën thirrje kundërshtarëve politikë që edhe pse kjo e fundit mund t’i ndajë, le t’i bashkojë jeta dhe shëndeti.

Shënimi i plotë i Ramës

Vaksinimi masiv cënohet pa distancimin, që duhet të shkojë paralelisht dhe këto vatra të nxehta infektimi për motive të ulta politike, rrezikojnë ta godasin pas shpine Shqipërinë, teksa po i afrohemi çdo ditë daljes nga tuneli i pandemisë!

Kosova po e paguan shtrenjtë fushatën elektorale me njerëzit ngjitur njëri pas tjetrit dhe rreziku i rimbylljes është rishfaqur; Malit të Zi fushata i kushtoi një rritje masive infektimesh, plagosjesh e humbje të jetëve; Maqedonia e Veriut po shkon drejt rimbylljes për mungesë vaksinash dhe ndërkohë vende të tjera më të mëdha po vuajnë shtrëngimet, teksa vazhdojnë vaksinimin që për shkak të numrave të mëdhenj nuk po jep ende efektin e vet!

Shumëkush e relativizon dëmin e madh shëndetësor që po mbjellin këto mitingje të papërgjegjshme, disa më shajnë e i përqeshin këto postime të miat, të tjerë flasin përçart për uragane imagjinare apo braktisje të Partisë Socialiste nga populli, por unë do të këmbëngul deri në fund:

Këto mitingje janë turp i madh, papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri e lidershipit opozitar! Janë fytyra e vjetër e antishtetit dhe e rrumpallës antiqytetare të PD-së! Po mbi të gjitha janë rrezik shumë i madh për shëndetin e njerëzve dhe sabotim i hapur i luftës sonë kombëtare kundër Armikut të Padukshëm!

Ky armik nuk pyet për parti e për politikë, godet ku të mundet dhe teksa ne po vaksinojmë pa i ndarë shqiptarët, duke luftuar çdo ditë për ta e me ta si një trup i vetëm, unë ju bëj thirrje të gjithëve:

Politika le të na ndajë, po lufta për jetën, shëndetin dhe Shqipërinë përballë virusit vrastar duhet medoemos të na bashkojë!

*PS në Korçë, PD në Tiranë

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit