Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Rama thirrje grave: Shfrytëzojeni mundësinë sa të jem unë, merrni pushtetin që u takon, mos i lejoni burrat…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje grave që të marrin pushtetin që  u takon në parti, duke bërë  që burrat të mos marrin vendime në emër të tyre.

Në fjalën e tij gjatë punimeve në këtë Kongres, Rama vlerësoi gratë për besimin që ato japin në punën e tyre, ndërsa nuk kishte të njëjtin mendim për burrat. 

Sipas Ramës me këta të fundit është shumë e vështirë që t’i çosh punët deri në fund.

“Edhe në këtë aspekt ne nuk i kemi kryetaret gra dhe vajza në çdo organizatë. Unë kam shumë besim tek gratë dhe vajzat dhe ne ndërkohë mendoj që nëse me burrat është shumë e vështirë ti çojmë punët deri në fund me ju nuk duhet të jetë njësoj si me burrat

Do të bëja thirrje që forumin përkatës në territor që keni të drejtimit të organizatës ta përdorini për të mos lejuar që qoftë edhe një organizatë e vetme në zonën tuaj politike të mos ketë një grua ose një vajzë aty. Për të mos lejuar që emrat e bashkëdrejtueseve gra dhe vajza të vendosen nga kryetarët burra apo djem sipas qejfit të tyre dhe për të mos lejuar që mbledhjet të bëhen pa praninë e kryetares grua dhe pa kuorumin e nevojshme të grave.

Kjo e këtyre viteve të udhëheqjes time është një dallgë antipatriakale që mos mendoni se do zgjasë pa fund. Shfrytëzojeni këtë dallgë sa më keni mua dhe merreni pushtetin e PS që ju takon në të gjitha nivelet dhe sidomos në bazë ku unë e kam thënë. Kjo parti vërtet fiton, por ndryshe nga ç’duket themeli i fitores së kësaj partie janë gratë dhe burrat. Sikur për një moment t’i heqësh gratë dhe ta lesh me burra është njësoj si të ikni ju nga shpia dhe ta lini shtëpinë dy javë me burra. Imagjinon në çfarë derexheje do ta gjeni shpinë.

Kemi akoma në këtë parti burra këtu që thonë ku kemi gra ne, sikur ata kanë dalë nga ndonjë bark lope që mos shkojmë më tutje se me kë i bëjnë fëmijët. Gra ka që cke me atë punë. Por jeni ju që duhet të mos lejoni që të trajtoheni sikur nuk ekzistojnë gratë”, u shpreh Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img