Hapësire reklamuese

Politikë

Rama thërret në takim Ballën, Çuçin dhe disa deputetë të PS

Shkruar nga Newsbomb
Rama thërret në takim Ballën, Çuçin dhe disa

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me disa zyrtarë të Partisë Socialiste në ambientet e Kryeministrisë.

Burime për media bëjnë me dije se Rama po zhvillon takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, kreu e grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi si dhe me deputetët Toni Gogo dhe Klotilda Bushka.

Ky takim ka zgjatur rreth një orë dhe një nga diskutimet ka qenë propozime e Ballës për Kodin Penal, sa i përket forcimit të sigurisë në institucionet e arsimit.

Po ashtu është diskutuar dhe për zhvillimet e fundit në vend, ku është arrestuar Jamarbër Malltezi si dhe është thirrur si person në hetim në GJKKO, Sali Berisha në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, që është denoncuar në 2020 nga Taulant Balla, atë kohë sekretar i PS.

Kujtojmw që përmes një shkrese, drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ministri Taulant Balla ka propozuar ndryshimin e 11 neneve, përmes të cilave do të rritet më tepër siguria në shkolla. Sipas këtij propozimi dhuna seksuale do të dënohet 5 deri në 10 vite burg, ndërsa bindja e një të mituri për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, kur kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, do të  dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.

“Do të forcojmë me ligj Paketën Sigurisë në Shkolla duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme:

  • Dhuna seksuale (neni 107/a);
  • Pornografia (neni 117);
  • Trafikimi i të miturve (neni 128/b);
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278);
  • Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279);
  • Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283);
  • Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a);
  • Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b);
  • Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286);
  • Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291)”, shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese