Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Rama tha se presidenti shoqërohet me subjekte të OFL, Meta: Do jem në Vlorë deri në 26 prill, do bëj gjithçka për…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për media i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë tha se Presidenti takohet me subjektë të OFL.

Meta u shpreh se është në Vlorë dhe se do të jetë aty deri më 26 prill. Kreu i Shtetit tha se do të qëndrojë aty për të siguruar zgjedhjet të jenë të lira.

Ai ndër të tjera tha se mbrëmë ka pasur një takim me gazetarët dhe se kishte ftuar Bujar Leskajn dhe Damian Gjiknurin, por ky i fundit nuk kishte shkuar.

Së pari zotin Damian e kam ftuar vetë me anë të një ftese për darkë, pasi është detyruar nga kryeministri të shpifë. Damiani vjen në darkë. Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas,” tha Meta.

Ai ndër të tjera foli edhe për akuzat që Rama i ka bërë për aeroportin e Rinasit që u bllokua për rreth 48 orë, pasi kontrollorët u futën në grevë.

“Së pari ka pasur vaksina plot në pritje. Ai nuk ka këtë shqetësim. AlbControll ka pasur 10 muaj që ka bërë kërkesë. Marrjen e ushtrisë e bëri për të treguar se mund të bëjë çdo gjë. Në zgjedhjet e vitit 2017 Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president. Presidenti është ushtari i parë i Republikës”, tha Meta.

Meta ka ironizuar duke thënë: Ai nuk e di por presidenti mund të nxjerrë dekrete, Vlora ka hapësira dhe për të në të ardhmen, pas 26 Prillit. Ka një spital psikiatrik që duket shumë mirë nga jashtë, dhe ka një staf të devotshëm.

LEXO EDHE: Rama sulmon Metën nga Vlora: Është kandidat zyrtar i Partisë së tij, bën fushatë skutave me subjektet e OFL

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img