Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama tha se do ta shkarkojë me çdo mënyrë, Ilir Meta reagon i shqetësuar për “kapjen e shtetit”: Komplot kundër demokracisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të një raporti që tregon nivelin e “kapjes së shtetit” në Shqipëri. Duke cituar raportin, Meta thotë se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

“Ky studim me konkluzione thellësisht negative konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të sovranitetit, Kushtetutës, parimit të ndarjes së pushteteve dhe të konkurrencës së lirë”, shkruan Presidenti ndër të tjera.

Ndërkohë, pak para tij kryeministri Edi Rama ka deklaruar se socialistët do të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për të shkarkuar Presidentin. Por, Meta duket se nuk shqetësohet nga kjo deklaratë, më shumë sesa nga fenomeni negativ, siç e quan ai, i “kapjes së shtetit”.

Shkrimi i plotë i Ilir Metës:

Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Studimi i publikuar sëfundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020” tregon se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Raporti bën me dije se  “biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara”. Gjithashtu evidentohet se “përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit”.

Ky studim me konkluzione thellësisht negative konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të sovranitetit, Kushtetutës, parimit të ndarjes së pushteteve dhe të konkurrencës së lirë.

Fenomeni i “korrupsionit legjislativ” është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, Kuvendi njëpartiak ka miratuar një ligj me porosi, për ta ligjëruar.

Me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img