Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Rama telefonon Lindita Nikollën, ajo i kujton ftesën që i bëri Bashës: Burrat mendojnë se po tallesh, vetëm gratë të kuptojnë që e ke seriozisht (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Skrapar nga ku foli gjerësisht për Ilir Metën dhe zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Në kthim teksa ndodhej në makinë kreu i PS telefonoi drejtuesen politike të Lezhës, Lindita Nikolla.

Ajo i kujtoi edhe ftesën që Rama i bëri pak ditë më parë Bashës, teksa i garantoi bashkëpunim pas 25 prillit, sigurisht ai në qeveri dhe Basha në opozitë.

Nikolla i tha Ramës se burrat në Mirditë kujtojnë se ai po tallet dhe do të gënjejë Bashën, ndërsa gratë e kuptojnë se Rama e ka seriozisht, për të lënë pas ndasitë politike me qëllim bërjen e Shqipërisë një vend më të mirë.

Rama: Alo Lindita si je?

Nikolla: Si jeni kryeministër?

Rama: Nuk ka shumë valë rrugës dhe po u shkëput linja e di vetë ti. Si duken punët atje?

Nikolla: Jam në një takim në një fshat të Mirditës njerëzit dinë ta dallojnë Edi Ramën, njeriun e punës që flet për punë dhe besnikërinë dhe për Bashës që shet qiqra në hell çdo ditë e më shumë kam parë një fakt tjetër gratë janë shumë të motivuara, por e kanë mirëkuptuar dhe thirrjen tuaj ndaj Bashës. Burrat kujtojnë se është lojë e Ramës për të bërë lojën e radhës. Dje isha në një takim; burri tha ç’a është t’u i premtu Bashës një karrige don me e rrejt gruja i tha mos o burr ai don me bo Shqipërinë me e kthy faqen ndryshe të politikës me e bo Shqipërinë të jetueshme.

Rama: Normal më normal se burrave ju shkon mendja te pazari dhe ndarja e karrigeve, por gratë janë ato që e vuajnë më shumë konfliktin se e vuajnë më shumë në shtëpi. Shih ç’a ndodh me kalamanjtë 7-8 vjeç bëhen sikur…ndërkohë s’ka lidhje me komeentet…

Nikolla: Ndasia është e turpshme lavdi zotit gratë janë në lartësinë e duhur për t’i kuptuar gjërat.

Rama: Sepse punojnë dhe mbajnë shtëpinë çdo ditë. E pe lajmin e botoksit tim të pëlqeu?

Nikolla: Çdo gjë ndodh po dëgjojmë çdo gjë dhe me 6 gishta në dorë do na thonë.

Rama: Mua më shkëlqen fytyra dhe këta thonë ka bërë botoks. Nga ana tjetër çmendet dhe Meta dhe ka hall mos i ikën Luli nga zinxhiri se e kanë lidh bashkë me Saliun me litar dhe kanë frikë mos iu ikën. PS do fitojë dhe s’do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave.

Nikolla: Ne po vazhdojmë kontaktet derë më derë për të folur për punën  dhe për të ecur përara.

Rama: Do ndryshojmë edhe ne qasjen dhe retorikën sepse kemi rënë pre disa herë e retorikës së tyre. Kurbini si duket?

Nikolla: Njerëzit shohin çdo ditë që ka ndryshim Laçi po bëhet një Laç i ri dhe Milot Mamurras njerëzit po buzëqeshin nga vaksinat dhe rindërtimi. Aty kemi dhe sjelljen e personazheve të LSI që çdo ditë prodhojnë ngjarje siç e kanë zakon.

Rama: Duhet besuar fort te populli dhe njerëzit. Ke ndonjë merak zysha për Skraparin?

Nikolla: Jo jo asnjë merak vetëm një dolli ngrijeni me raki Skrapari për fitoren e PS.

spot_img

Më shumë

spot_img