Kryeministri Edi Rama ka telefonuar pasditen e sotme kandidaten për deputete e zonës së Tiranës, Bora Muzhaqi, e vendosur e 31-a në listë.
Ajo raportoi te Rama punën e ëprditshme në terren, teksa e pyetur se çfarë po ndodh me kundërshatarët e LSI, ajo tha se po humbin terren çdo ditë e më shumë.
Muzhaqi i tha Ramës se shumë që ishin gënjyer më parë me ndonjë vend pune, po kthehen në PD, mirëpo rama nuk e priti shumë mirë këtë deklaratë, pasi siç tha ai më tej, shumë të familjes së madhe socialiste, duhet të kthehen në PS.
Rama: Bora si je?
Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni ju?
Rama: Unë mirë jam! Si shkon puna?
Muzhaqi: Sapo mbarova një punë me studentët dhe janë entuziazëm, por ka nga ata që thonë ç’më duhet politika?
Rama: Thuaj po nuk u more ti me politikë merren të tjerët dhe merret politika me ty. Po në territor si po shkon?
Muzhaqi: Në territor mirë, edhe ata që janë zona gri, po fillojnë ta kuptojnë që edhe nëse ka pakënaqësi puna duhet të vazhdojë dhe mandati i tretë është zgjidhja.
Rama: Mërzitë janë legjitime dhe duhet ta pranoni si fakt këtë sepse njerëzit kanë të drejtë të ankohen. Duhet të ngjitemi drejt majës. Ça bëjnë xhagajdurët e LSI, i sheh gjëkundi apo jo?
Muzhaqi: Me thënë të drejtën si shoh gjëkundi as në terren askund në Tiranë po humbin për ditë. Edhe ndjekësit e tyre që ishin gënjyer me ndonjë vend pune, po i kthehen PD kam përshtypjen se e kuptojnë që nuk janë të majtët e vërtetë.
Rama: Një pjesë e atyre të PD do kthehen se i kanë marrë nga PD i kanë mbajt me punë me presion andej, pjesa tjetër është tek ne. Te familja jonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt.
Muzhaqi: Të familjes sonë po kthehen gjatë gjithë kohës çdo ditë e më shumë.