Hapësire reklamuese

Politikë

Rama tejet i revoltuar për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Besa Shahini e dëgjon me emocion e vëmendje (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Shahini-Rama

Kryeministri Rama është duke mbajtur një fjalim realisht të fortë për aktakuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit Besa Shahini, prezente në sallë, e ka ndjekur nga pjesa e sipërme e karrigeve me shumë emocion e vëmendje.

Si një bijë e Kosovës, teksa dëgjonte kryeministrin e Shqipërisë, Shahini pohonte me kokë si për të shprehur njëmendjen me Ramën. Kamera e Kuvendit e ka fiksuar disa herë Shahinin, herë me duart kryqëzuar e herë me duart në mjekër duke ndjekur fjalimin e fortë të tij.

Kryeministri i doli në mbrojtje Thaçit, Veselit, Haradinajt e gjithë luftëtarëve të UÇK-së teksa çoi mesazhe revolte edhe për perëndimorët.

Screenshot_7.jpg

Screenshot_8.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.