Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Rama te TV i Ylli Ndroqit, flet për SEKUESTRIMIN: E bën drejtësia dhe s’ka lidhje me influencimin tim të linjës tuaj editoriale

spot_img

Lajme të ngjashëm

94a26bbdbcaf4576cc232b652a123d99

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin “Politikon”, në televizionin e biznesmenit Ylli Ndroqi, që prej disa muajsh është vënë nën sekuestro nga prokuroria.

Nga ky ekran, Rama nuk e ka shmangur diskutimin për këtë çështje, teksa gazetari Alfred Lela e ka pyetur për praninë e policisë. Rama tha se sekuestrimi i televizionit është pjesë e një procesi hetimor nga institucionet e drejtësisë.

Rama tha se sekuestrimi i televizionit “Ora News” që aktualisht menaxhohet nga shteti, nuk ka lidhje me ndonjë përpjekje të tijën për të “influencuar linjën editoriale”.

“Për sa i përket televizionit, është e vërtetë që ka patur prani policore në televizionin tuaj, që sot administrohet nga shtetit, por nuk lidhet as me ndonjë përpjekje timen për të influencuar linjën editoriale. Lidhet me strukturat e reja të drejtësisë, ka një proces hetimor. Këtu është bërë çdo gjë “e bën Edi Rama”, ndërkohë që fakti është se këtë po e bëjnë institucionet e drejtësisë. Këtu është gjëja që bën xixa mes meje dhe jush”, tha kryeministri Rama.

Më shumë

spot_img