Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

‘Rama të shkarkojë ministrin Ahmetaj’, Basha: Është në konflikt interesi, ai e di

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Basha, ka kërkuar nga kryeministri Rama që të shkarkojë Ministrin e ngarkuar për të hartuar planin për të dalë nga kriza e koronavirusit, Arben Ahmetajn, pasi sipas Bashës, ai është në konflikt interesi.

“Minstri i ngarkuar në këtë portofol është në konflik interesi. Ai e di”, tha Basha.

Gjithashtu Basha theksoi se bizneset e mbyllura nuk janë futur të gjitha në paketën e rimbursimit, por po u kërkohet që të paguajnë detyrimet tatimore.

“Numri i bizneseve nuk tejkalon 1/3 e bizneseve të regjistruara në Shqipëri. Këto biznese janë në panik total, se 80% e bizneseve janë detyruar të mbyllen për shkak të masave, dhe nëse shumica e popullsisë urdhërohet të qëndrojë në shtëpi. Të rishikohet me urgjencë, të hapet aplikimi për të gjithë bizneset e mbyllura. Për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale. Ato bizese që janë hapur, nuk ka xhiro nuk ka fitim, këtej i kërkohet të paguajnë detyrimet tatimore. Paketa duhet të tre fishohet, është e arritshme, të anulohet çdo shpenzim tjetër. E neveritshme se si në këto kohë vijon të mendohet si do i shërbesh klientëve dhe jo qytetarëve”, tha Basha

Kreu i PD ka folur edhe për mënyrat se si të ndihmohen të moshuarit, pa i detyruar të qëndrojnë gjithë ditën në shtëpi.

“Ka disa mënyra se si mund të ndihmojmë të moshuarit. Duhet të jenë në qendër të vëmendjes. E pafalshme që të kenë mungesë likujditeti. Zgjidhja e menjëhershme është që të gjithë kenë likujditet. Të gjithë duhet të përfitojnë para cash nga paketa ekonomike. Një nga modelet që po përdoret në disa vende është caktimi i një orë të veçantë të daljes së moshave të treta. Ky është një model që s’ka pse mos të shqyrtohet. S’jam ekspert i kësaj fushe e s’marr përsipër të bëjë atë, por kjo moshë duhet të ketë vëmendje të duhur dhe pa burime financiare sic po shohim dhe dëgjojmë.”, pohoi Basha.

Basha ka folur edhe për 30 mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali për të ndihmuar homologët e tyre në luftën kundër koronavirusit.

“Dua t’i falenderoj nga zemra që treguan gatishmërinë të mbështesin Italinë në këtë moment të vështirë. Punë të mbarë dhe të kthehen shëndosh e mirë, falenderoj me qindra ndoshta me mijëra të mjekëve shqiptar në Itali. Vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët në Shqipëri. Sot kanë ardhur pajisjet mbrojtëse për mjekët, shumë vonë. Jemi në borxh mirënjohje për ta, akte heroizmi të panjohura për shumë nga ne”, tha Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img