Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Të isha si Saliu ata që janë jashtë s’do kishin shans... I drejtohet PD: Çuam Ilir Rusmalin për kryetar KQZ-je, nuk donin. Do e çonte Berisha Erion Braçen?

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Ilir Rusmali

Kryeministri Rama ka thënë në Kuvend se PS ka propozuar që ish-zv.kryeministri i PD Ilir Rusmali të shkonte për kryetar KQZ-je por PD nuk ka dashur.

Sipas tij nëse Sali Berisha do ishte në pushtet nuk do e kishte propozuar kurrë Erion Braçen, meqë ky i fundit është zv.kryeministër i PS.

“Sikur të isha pak sa Saliu , ata që janë jashtë nuk do kishin shans të dëgjoheshin, të këshilloheshin, e stërkëshilloheshin. Tju conim edhe zv.kryeministrin Erion Braçen ta bënim zv.kryetar të KQZ. I çuam Ilir Rusmalin për kryetar të KQZ. Refuzuan zv.kryeministrin e Sali Berishës. Do e bënte Sali Berisha këtë, të conte Erion Braçen kryetar KQZ-je”, tha Rama.

Më tej, Rama tha se “do të mbyllë hundën dhe me maskë sipër do votojë” kandidatët që ka sjell PD për Komisionet e reja të KQZ.

“Unë do mbyll hundën, me gjithë maskë sipër dhe do votojë ca personazhe që vijnë direkt nga frigoriferi i SHQUPIT, se s’jam as diktator e as autokrat, e mbi të gjitha se PS e ka në ADN e vet qytetarinë. Ka një ndryshim të madh, mes nesh, jush, e atyre jashtë: Nëse me gjeni ju në fjalët e mia, që ti kem thënë dikujt, qoftë dhe Saliu ti je narkoman, ti je kriminel... Se këto s’janë fjalë që dalin nga goja e dikujt që përfaqëson të tjerë, por kjo është rrugaçëri”, përmbylli ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu