Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Rama tallet me Metën: I ka zënë vendin Nard Ndokës, e pashë në fotografi

spot_img

Lajme të ngjashëm

84ed866d025db24cada45a672c6201e8

Nga Tropoja, kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha se Kolegji Zgjedhor është shantazhuar dhe prandaj la në fuqi zgjedhjete 30 Qershorit.

Rama e krahasoi presidentin me kreun e PDK-së Nard Ndokën dhe me Haxhi Qamilin.

‘llir Meta ka zënë vendin e Nard Ndokës, me fjalinë, shantazhin ndaj gjykatësve, e pashë në fotografi. Nard Ndoka këtë nivel nuk e kishte kapur. Ilir Meta ka marrë përsipër molotovët institucionalë, ka marrë përsipër të gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjesh, me molotov fjalësh nga zyra e parlamentit, gjykatave, Amerikës, Europës… Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të pyesim Amerikën, sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyes për Italinë dhe Amerikën. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë i thanë sikur po e tepron kujdes se po preken interesat e Francës, sa të kem Kavajën me vete nuk pyes për Francë dhe Angli unë. Ç’a ti bësh, është ky vend që e rrotullon dhe e rrotullon dhe prapë tak, e nxjerr ndonjë Haxhi Qamil’, tha Rama nga takimi elektoral në Tropojë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img