Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Rama tallet me Bashën në Devoll: Lulzimi i shkretë është dembel, mori aq sa mori se ishte ‘shoku’ im

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ishte në Devoll përpara se të shkojë në  Korçë në tubimin elektoral atje.

Gjatë fjalimit në Devoll Rama tha se tashmë ka ardhur koha që Partia Socialiste në Devoll të unifikohet dhe të mos jetë më e përçarë si dikur.

Kryeministri ndër të tjera tha sërish batuta për kreun e PD, Lulzim Bashën, të cilin e quajti dembel, llafazan, dhe që i bie qylit.

‘Ne jemi shumë të vetëdijshëm për situatat e vështira që ka kaluar PS në Devoll, por unë mendoj që është momenti për tu unifikuar, për të mos u ndarë, për mos tu përcarë.

Nuk dua të zgjatem shumë, në 3 qershor është shumë e rëndësishmë që zgjedhjet të bëhen për të zgjidhur një nyje që prej shumë vitesh pengon frymëmarrjen e aShqipërisë, nyjen e lëmshit dhe që sot ka hyrë në një momëent delikat, katër njerëz që duan të marrin peng Shqipërinë, dhe të mos lejojnë hapjen e negociatave. Për të krijuar idenë që këtu ska shtet, për të krijuar një pamje dekurajuese për partnerët që e duan Shqipërinë.

Këta 4 njerëz janë monument i frikës nga drejtësia, nga hapja e negociatave, dy kapitujt e parë 23-24 që janë kapitujt e drejtësisë. Pra zgjedhjet janë natyrisht një arsye e fortë për të refuzuar, por janë edhe pengu që ata duan të marrin.

Ata të shkretët që kanë dalë atje te rruga nën udhëheqjen e disa qorrave, prej këta të katërtve dhe të tjerët midis tyre, disa nga ata më budallenjtë dhe të sinqertë flejnë në burg dhe ky  është kulmi i një hipokrizie që duhet të marri fund.

Për Lulzimin e shkretë që është një dembel, llafazan, një gjumash që është mësuar t’i marri gjërat qyl dhe i bie këmbës t’i dali e tija. Ai mori aq sa mori se ishte shoku im, dhe tani kërkon se do të marri prapë duke qëndruar në atë shoqëri të keqe’ tha në Devoll kryeministri Rama. 

Më shumë

spot_img