Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Nënshkroi kontratën për projektin e Parkut të Butrintit, Rama pret në zyrë arkitektin me famë botërore

Shkruar nga Newsbomb
Nënshkroi kontratën për projektin e Parkut të Butrintit,

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë këtë të premte arkitektin me famë botërore, Kengo Kuma. Artisti japonez, kompania e të cilit nënshkroi sot kontratën për projektin e Parkut të Butrintit, u shoqëruar nga skulptori i njohur shqiptar, Helidon Xhixha.

Rama shprehet se është me fat të takojë brenda 24 orëve “dy maestro të kalibrit të lartë”, si kolosi i arkitekturës botërore, Kengo Kuma i cili pritet të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri, si dhe “të madhin” Helidon Xhixha, për të cilin shkruan se nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria.

“Rrallë qëllon të jesh me aq fat sa brenda 24 orëve të takosh dy maestro të kalibrit të lartë, si kolosi i arkitekturës botërore, Kengo Kuma, i cili do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri dhe i madhi Helidon Xhixha, të cilit nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, ku kaloi disa ditë pas ekspozitës mbresëlënëse të skulpturave të tij në Palazzo Reale, Milano”, shkruan Rama.

© credits facebook.com/ediramaal

Kengo Kuma është një nga arkitektët më të mëdhenjë të botës si dhe presidenti i i firmës Kengo Kuma and Associoates, e cila nënshkroi dje kontratën me Menaxhimin e Butrintit. Kompania u shpall fituese për projektin arkitekturor të qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Projekti i ri i udhëhequr nga kompania japoneze do t’u shërbejë vizitorëve, artizanëve dhe komunitetit lokal.

© credits facebook.com/MargaritiElva

Ministrja e Kulturës, Elva Margarit ka shprehur me krenari se “Kengo Kuma and Associates hap një faqe të re në historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke i kthyer dinjitetin portës hyrëse të tij dhe duke orientuar vizitorin drejt një pasurie botërore”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese