Rama takon Tsipras, çfarë u diskutua nga homologët (Zbulohet kush i shoqëron-VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:21 25-01-2018 Rama takon Tsipras, çfarë u diskutua nga homologët (Zbulohet kush i shoqëron-VIDEO)

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me homologon grek Alexis Tsipras në Davos. Mësohet se takimi mes dy kryeministrave ka zgjatur rreth 45  minuta. 

Po ashtu në takim kanë qenë të pranishëm edhe Ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias, të cilët vetëm pak ditë më parë zhvilluan një takim 3 ditor në Korçë.

Sakaq, mësohet se fokus i takimit mes homologëve kanë qenë dialoget dypalëshe për çështje të së shkuarës që lidhin dy vendet.

Këtë takim Kryeminsitri Rama e ka publikuar me anë të një videojë në Facebook. Ku ndër të tjera thotë se gjatë takimit se “Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”

“Davos - Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen? 

Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”, shkaruan Rama.

Po ashtu takimi i dy kryeministrave është diskutuar gjatë edhe në mediat greke. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093269348144531
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-takon-tsipras-cfare-u-diskutua-nga-homologet-zbulohet-kush-i-shoqeron-video-107860" }