Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama takon Tajanin, jep lajmin e mirë: Gati marrëveshja për pensionet e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Rama takon Tajanin, jep lajmin e mirë: Gati marrëveshja për

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka pritur pasditen e kësaj të premte në ambientet e Kryeministrisë ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Gjatë këtij takimi Rama dhe Tajani kanë diskutuar lidhur me marrëveshjet mes dy qeverive. Një prej tyre është edhe marrëveshja e shumë pritur për pensionet e shqiptarëve në Itali, e cila sipas kryeministrit Rama është gati për tu firmosur.

“Kryeministria - Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani . Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.

Sapo kjo marrëveshje të firmoset rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali do të përfitojnë. Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë ka ardhur në fazën e finales, atë të nënshkrimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese