Hapësire reklamuese

Politikë

Rama takon përfaqësuesit e bujtinave në Lezhë: Në mandatin e tretë, më shumë vëmendje për agroturizmin

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa përfaqësues së bujtinave në zonën e Lezhës, të cilët i ka inkurajuar por edhe lavdëruar për sipërmarrjet që kanë ngritur në agroturizëm.

Rama i bëri thirrje emigrantëve që kursimet e tyre t’i investojnë në “shtëpinë e gjyshit” apo tokën në zonat rurale, sidomos ato që janë pak më të thella, pasi do të arrijnë, sipas kryeministrit, të fitojnë më shumë se paga në emigracion.

Kreu i qeverisë premtoi se në rast të një mandati të tretë qeveria do të tregojë mbështetje dhe interes më të madh në këtë fushë.

“Ky që po bëni ju shumë shpejt do të jetë trend. Agroturizmi është një industri me të ardhme të jashtëzakonshme në Shqipëri. Çdo emigrant shqiptar që ka një tokë, një shtëpi të gjyshit, apo një histori shqiptare rurale, e sidomos në zonat pak më të thella, nëse investojnë kursimet e tyre te ky aset, nuk diskutohet që fitojnë më shumë se sa paga si të punusëuar në çfarëdo pune atje. Flas për pagat normale. Është e vërtetë që fitimet këtu shkojnë duke u rritur, dhe deklarimet shkojnë duke u përmirësuar. Tani do të fusim sistemin e fiskalizimit online dhe aty do të dalë kush është kush. Ju konfirmoj respektin dhe mbështetjen, por edhe një theks më të fortë në mandatin e tretë. Na është dashur të ndërtojmë shembuj. Restorante ka pasur por jo luks rural. Ky është luks rural për njerëzit e zakonshëm, edhe për të pasurit, por edhe njeriu i zakonshëm vjen këtu dhe nuk ndjehet se lë qimet e kokës”, deklaroi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu