Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin kroat, Zoran Milanoviç. Më herë Rama u prit nga homologu i tij, Andrej Plenkoviç me të cilin dhanë sëbashku një deklaratë për mediet.
Në fokus ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e pencioneve shqiptare nga Kroacia, si dhe ngjarja e rëndë në veri të Kosovës ku humbi jetën Afrim Bunjaku. Kryeministri kroat e ka dënuar ashpër aktin terrorist të serbëve ndërkohë u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të marrin masa ndaj Serbisë.
Gjithashtu, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Zagreb, Plenkoviç u shpreh se raportet mes dy vendeve janë shumë të mira, cilësore, miqësore dhe të avancuara. Në këto kushte, kreu i qeverisë kroate tha se Kroacia i ofron mbështetje të thellë Shqipërisë në procesin e afrimit me BE.
Ai deklaroi se Kroacia është një prej vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, që avokon një rrugë të drejtë të Shqipërisë drejt BE. Më tej, Andry Plenkoviç shtoi se vendet e Evropës juglindore duhet të jenë të përgatituar në aspektin ekonomik dhe institucional, për anëtarësimin e tyre në BE.