Kryeministri Edi Rama prej ditës dy ditësh ndodhet në Neë York në kuadër të mbledhjes së Asamblese së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurisë në OKB.
Kreu i qeverisë ka bërë me dije se së fundmi ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.
Gjatë këtij takimi Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB-së, Ferit Hoxha.
“Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly”, shkruan Rama krah fotove të publikuara në llogarinë e tij në “Facebook”, duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me çështjet për të cilat u diskutua gjatë këtij takimi.
Sondazh
Poll