Gjatë qëndrimit në New York, ku po zhvillohen punime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama është takuar me presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, ku thuhet se kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan kanë zhvilluar bisedime dypalëshe rreth 30 minuta.
Ende nuk janë publikuar detajet në lidhje me takimin, por mësohet se fokusi ka qenë tek zhvillimi ekonomik dhe projektet investuese mes dy vendeve.
Ndërkohë, një ditë më parë kryeministri Rama u takua edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.