
Kryeminsitri Edi Rama gjatë vizitës disa ditore në New York, është takuar me drejtorin ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla.
Rama shkruan se kjo kompani na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon.
Sipas tij kjo gjë na ka lehtësuar ndjeshëm në luftën kundër armikut të padukshëm, siç është Covid-19.
“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, shkruan Edi Rama në Facebook.
Sondazh
Poll