Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Changpeng Zhao, CEO i Binance, kompania me shkëmbimin më të madh të kriptovalutave në botë.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë Zhao i cili në llogarinë e tij në “Twitter”, ka postuar një foto me kryeministrin Rama.
“U takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Edi Rama në këtë të shtunë të bukur.Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, shkruan ai.
Met with Prime Minister of Albania His Excellency
Edi Rama on this fine Saturday. Pushing crypto adoption never stops. pic.twitter.com/tabwbYCLRT— CZ 🔶 Binance (@cz_binance) November 26, 2022