Ndonëse edhe gjatë bisedimit me kryeministrin, mjekët e kanë kundërshtuar këtë vendim, Rama duket i palëkundur në qëndrimin e tij
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja kanë zhvilluar sot një takim në ambjentet e QSUT me mjekët dhe shefat e pavioneve.
Në takim është diskutuar për testimin e ri që pritet ti nënshtrohen mjekët në mbarë vendin, si një nismë e propozuar nga qeveria për rilindjen e shëndetësisë.
Ndonëse edhe gjatë bisedimit me kryeministrin, mjekët e kanë kundërshtuar këtë vendim, Rama duket i palëkundur në qëndrimin e tij.
Nëpërmjet një postimi në twitter, ai shkruan se tesimi është një domosdoshmëri në rrugën e rilindjes së shëndetësisë.
“Takim plot mirëkuptim dhe angazhim reciprok me përfaqësinë e mjekëve në QSUT. Testimi domosdoshmëri në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë”, deklaron Rama.