Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama takohet me Antonio Guterres, jep lajmin e mirë: Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shkruar nga Newsbomb
Rama takohet me Antonio Guterres, jep lajmin e mirë: Shqipëria merr

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministir Rama ka dhënë lajmin e mirë se Shqipëria do të mbajë presidencën e KS-OKB gjatë mandatit të saj në Këshill.

“New York, Kombet e Bashkuara – KrenarPërShqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë

Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama.

Programi i punës i kësaj presidence ndërlidh më së miri përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit me zhvillimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, siç është lufta në Ukrainë.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë presidencën pak muaj përpara përfundimit të mandatit, në tetor 2023.

Shqipëria është pranuar si anëtare në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955. Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll