Hapësire reklamuese

Politikë

Rama takim në Vjenë me zv.Sekretarin e Shtetit të SHBA, reagon Yuri Kim: Falenderojmë kreun e OSBE dhe i bëjmë thirrje Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për dialog

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja Yuri Kim

Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë dhe njëherazi kreu i OSBE-së Edi Rama ka takuar në Vjenë zëvendës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve Stephen Biegun.

Takimi i tyre vjen një ditë para mbledhjes së Këshillit Special të OSBE-së për krizën në Bjellorusi, që do të zhvillohet nesër po në Vjenë.

Ndërkohë për këtë takim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila falenderon Ramën për iniciativën dhe i bën thirrje presidentit bjellorus Lukashenko të pranojë ofertën e Ramës për dialog të hapur dhe konstruktiv.

“Zëvendës Sekretari Biegun u takua me kreun e OSBE, Edi Ramën. Falenderojmë kreun e OSBE për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar të gjithë palët e interesuara. Siç deklaroi kreu i OSBE, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, shkruan Yuri Kim.

Screenshot_3.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.