Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë 2 në Tiranë.
Teksa ka mbajtur fjalën nuk ka munguar edhe ironia e kryeministrit për kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke thëmë se ai është një kukull që kurdiste nga Sali Berisha dhe Ilir meta.
Ai me ironi e ka quajtur “Batman që do marrë kryeministrinë”.
“Si ajo kukulla që e mbajnë me të mira. E gjeti Saliu që t’i nxjerr kukullën shqiptarëve . Partia e Re Demokratike, kush parti e re?
Luli një herë bëhet Batman, thotë do kërcej te catia e kryeministrit dhe do e marr, dhe i mblidhjen Spaidermenat dhe që i lenë pas ndotjen e gjithë murve. Dhe ky Batman bëhet Barbie me flokë të zeza dhe shkon kudo edhe u këndon ninulla. Mjafton që ju t’i jepni votën, “aman vetëm votën më jepni” se i di unë të gjitha”, tha Rama në fjalën e tij ndër të tjera.