Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Rama takim me të rinjtë: Ishte politika e vjetër që e la Kamzën pa shpresë, sot kemi çerdhe dhe kopshte…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar takimin në Kamëz.

Rama u shpreh se ishte politrika ajo që e la Kamzën nën “hije” dhe ishte politika sërish që hapi cerdhe, kopshte për Kamzën.

Ai ndër të tjera u shpreh se pa politikën Shqipëria nuk do të kishte 300 mijë gjyshër dhe gjyshe të vaksinuar. Kryeministri ndër të tjera tha se tani që ja dolën “luftës” së tërmetit dhe pandemisë janë gati të rrisin ekonominë  e vendit.

“Doja të ndaja me ju një eksperiencën me Kamzën. Që kur ndodhi ajo fatkeqësia që në pak sekona la me mijëra qytetar pa cati. Së bashki me Rakipin kemi shkuar derë me derë kemi takuar njerëz të zakonshmë të fortë. Njerëz me shumë karakter, nuk i kemi pyetur me kë je. As na ka interesuar nëse janë majtas apo djathtas. Por thjesht i kemi qëndruar pranë cdo dite deri sa e kemi sistemuar në shtëpi dhe me qera të paguara nga qeveria.

Ajo çka i bashkon të gjithë, përtej partive dhe politikës, është historia e përbashkët e fillimit të një rruge jashtëzakonisht të vështirë, historia e ardhjes nga zonat e tjera, nga periferi të vafrëra për të ndërtuar këtu ta ardhmen për fëmijët. Për të ndërtuar një jetë të re një jetë ndryshme, se si askund tjetër. Këtu në Kamëz cdo njeri i arsyshëm cdo baba dhe gjysh që i ka duart me kallo, e di ca është puna dhe vështirësia, sepse i ka ndërtuar tull për tull shtëpinë e re e kupton shumë mirë. Njerzit investojnë nuk ndërtohet sa hap e mbyll syt, nuk ndërtohet duke ndenjur këmb mbi këmb, apo që të tjerë të sjellin lekët të sjellin tullat, tjegullat dhe t’i ta bësh kollaj. Cdo shtëpi është ndërtuar me gjakun dhe me sakrficën e jashtëzakoshme.

Ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë dhe është politika që sot po i bën të mundura këto, cerdhe e kopshte e kanalizime, nuk do ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar, po të mos ishte politika qindra mijëra gjyshe dhe gjyshe nuk do ishin çliruar nga ankthi se mund të humbin jetën. Vaksinat nuk erdhën nga qielli, por i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën një dorë të padukshme dhe as nuk po bëhet vetë”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img