Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rama takim me sipërmarrës të rinj në teknologji në Tiranë: Fond garancie 50 mln euro për lehtësimin e financimit të aktiviteteve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvillur një takim me të rinjtë sipërmarrës në teknologji në qendrën “Tomo”në Tiranë.

Rama tha se ka si prioritet që të krijojë mundësinë e përfshirjes ë më shumë njerëzve në këtë aktivitet.

Ai ndër të tera në fjalën e tij tha se në planin e veprimit të 2021-2025, është parashikuar një fond garancie prej 50 mln euro.

“Prioriteti ynë është që këtë botë ta hapim dhe ta bëjmë të dukshme për të tjerët që t’ju krijojmë mundësi për të përfshirë më shumë njerëz. 150 start up vetëm me atë fondin e vënë në dispozicion. Ne kemi bërë një analizë që është e mundur që në planin tonë të veprimit 2021-2025 të vendosim një fond garancie sovrane për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë botë dhe dëgjova që kanë problem me institucionet financiare, një fond garancie prej 50 mln euro, që do lehtësojë financimet e aktiviteteve”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img