Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama takim me peshkatarët në Durrës, Agron Duka akuza kryeministrit: Peshku në det e tigani në zjarr! Ai tregoi se kujtohet për këtë sektor vetëm në muajin elektoral

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas vizitës së këtij të fundit në Durrës, ku u takua dhe drekoi me një grup peshkatarësh.

Duka thotë se kryeministri harxhoi disa orë vetëm për fasadën e radhës, ndërsa shtoi se kjo drekë tregoi se Rama kujtohet për sektorin e peshkimit vetëm në muajin elektoral.

Sipas tij, 25 prilli do ndalojë aferat korruptive dhe do ua marrë qeverinë oligarkëve dhe banditave dhe do ua kthejë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Duka: Peshku në det e tigani në zjarr!

KM harxhoi disa orë në Durrës për të ndërtuar fasadën e rradhës. Nga peshkimi te rindërtimi apo kantiere 3D nuk mund të gënjesh durrsakët, ekonomia dhe mirëqënia e të cilëve vetëm është përkeqësuar në këto vite qeverisëse të rilindjes.

Dreka e KM në takimin në Durrës tregonë se ai kujtohet për këtë sektor të rëndësishëm vetëm në muajin elektoral. Mbështetja ndaj peshkimit nuk ka qenë ajo çka ata meritojnë me investime të bëra nga sipërmarrësit dhe jo nga qeveria. Ndërsa rindërtimet nuk janë dhurata nga KM por investime nga donatorë dhe kredi që paguhen nga taksat tona. Veç kësaj ata kanë dhënë dëshmi se janë aspak cilësore, dhe dy tre muaj pas dorëzimeve ka pasur raste të dëmtimeve serioze. Shumë investime që janë kaluar me vendime qeverie transparente ku përfshihet dhe ajo e Spitallës janë më tepër qoka klientësh qeverie se sa përfitime të qytetarëve në nevojë.

Por 25 prilli do ndalojë aferat korruptive dhe do jua marrë qeverinë oligarkëve e banditëve dhe do jua kthejë qytetarëve!

165066757 4255861307780736 7638382514684836436 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img