Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e sotme në Kryeministri.
Në takimin bilateral Rama bisedoi me homologun grek mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon, Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e Greqisë në këtë rrugëtim.
“Kënaqësi takimi në Tiranë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pak pas përfundimit të Samitit historik BE – Ballkani Perëndimor” shkruan Rama në videon që ka shprndarë në Facebook.