Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama takim me biznesin fason: Hapat si do të fuqizojmë markën “Made in Albania”

Shkruar nga Newsbomb
Rama takim me biznesin fason: Hapat si do të fuqizojmë markën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason).

Takimi i përfaqëusve të shoqatës së industrisë me kryeministrin Rama është bërë në “Shtëpinë e Biznesit” në ambientet e e Piramidës në Tiranë.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dije se objektiv i takimit ishte diskutimi mbi nevojat për transformimin e mëtejshëm të sektorit dhe shpalosjen e paketës për zgjidhje të krizës në sektorin fason.

Rama bën me dije se në sektorin e fasonerisë do të bëhen ndërhyrje me qëllim stimulimin e transformimit dhe investimit në teknologji dhe invacion, ndërsa do të ketë rimbursim të shpejtë të TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

Kryeministri vijon duke thënë se do të financohet ngritja e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.

Ndër të tjera kryeministri thekson se qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”

Postimi i plot i Ramës në Facebook

Piramida e Tiranës - Në "Shtëpinë e Biznesit" me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.

Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:

Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim.

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.

Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.

Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese