Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtuesin politik të Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla kanë zhvilluar një takim me banorët në Belsh.
Rama është shprehur se agroturizmi është synimi dhe që do të japin 5 mijë euro grand për emigratët të cilët vendosin të kthehen në vend për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve apo edhe të babait.
Rama tha se shumë emigratë që janë kthyer dhe kanë hapur një biznes në Shqipëri tani fitojnë shumë më shumë.
“Ti investojnë tek shtëpitë që i kanë kanë këtu dhe të fitojnë shumë më tepër se duke punuar në një vend tjetëër. Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant atyre që do vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve, babait dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri.
Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë. Agroturizmi në Shqipëri është i ri është akoma një embrion vetëm në vitet e fundit ki lindur falë shtysës sonë, por do të shumëfishohet në të gjithë Shqipërinë,” tha Rama.