Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Rama takim fundviti me Ambasadorët e huaj: Mund të keni nguruar kur erdhët, por Shqipëria s’të le të mërzitesh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në Kryeministri ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Në takimin e fundvitit me ambasadorët Rama shkruan se “Gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Ndërsa gjatë fjalës së tij duke iu drejtuar ambasadorëve të rinj, Rama i siguroi se edhe pse mund të kenë ngurruar, me kalimin e kohës do të dashurohen me Shqipërinë.

“Jeni akredituar në një vend, ndoshta mund të keni ngurruar apo edhe dyshuar, se duhet t’i kaloni mirë disa vite të jetës suaj. Duhet të jeni të sigurtë nga kolegët se ata që vijnë në Shqipëri me vështirësi do të vijë dita dhe do t’i mungojë. Të gjithë ata që ikin gjejnë mundësinë për t’u kthyer. Këtu kemi dëshmi të gjalla. Sepse Shqipëria është një vend që së pari s’të le kurrë të mërzitesh, është një vend me të papritura, të gëzueshme por edhe të dhimbshme.

Është një vend që në këtë fazë të saj po përjeton rrugëtimin e vështirë të rilindjes drejt familjes së madhe europiane”, u shpreh Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img