Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Rama sulmon opozitën nga Cërriku: Ata janë gati ta djegin Shqipërinë për pushtetin e tyre. Premtojnë mijëra euro si Sudja dhe Xhaferri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Cërrik, ku krahas ntemës për rindërtimin dhe pandeminë, nuk ka nguruar të sulmojë dhe opozitën.

Sipas tij ata bëjnë grumbullime duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, e krahas grumbullimeve bëjnë edhe premtime boshe. Kryeministri i krahasoi premtimet e opozitës me ato të Sudes dhe Rrapush Xhaferrit në kohën e firmave piramidale.

Kreu i PS edhe njëherë u tregua i qartë lidhur me mënyrën e taksimit, teksa tha se taksa 15% do mbetet për biznesin e madh, ndërsa 0% për atë të vogël dhe pagën deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Edi Rama: Shumë faleminderit për praninë tuaj. Duhet ta dini që mbi partinë dhe mbi interesin e çdonjerit prej nesh, është shëndeti. Ndaj ne i shohim me frikë ato grumbullime të çartura të tyret, gjoja spontane. Ne nuk duam që asnjë shqiptar të humbë jetën për shkak të zgjedhjeve, të plagoset për shkak se na duhen mitingje. Në luftën me pandeminë kemi marrë avantazhin, sepse kemi filluar vaksinimin masiv. Do të dalim të fituar dhe të fortë nga kjo betejë. Në themelin e këtyre zgjedhjeve ka një pyetje; do vazhdojmë të ngjitemi në majë apo të ndalemi dhe të kthememi pas? Cërriku sot me atë dje s’ka asnjë krahasim. Vetëm ne, pavarësisht të metave tona, e dimë mirë se ku duam të shkojmë, dhe si shkohet aty ku ne duam. Ndërsa ata s’kanë dhënë asnjë provë për mirë. Në 25 prill testohet karakteri ynë si shoqëri. Marrëdhënia jonë është marrëdhënie me njerëzit. Kemi qenë të bashkuar me ta, s’i kemi ndarë të tanët me të tyret. Nuk mund të pranojmë që të kthemei pas dhe nga 0% të bëhet taksa 9%. Nuk do ta ulim taksën për biznesin e madh, do ta lëmë 15% dhe të jenë të kënaqur me kaq, që japin kontribut për shteti që të ndërtojë kopshte e shkolla. Dallimi mes nesh dhe tyre është shumë i thjeshtë. Ne nuk ofrojmë receta magjike dhe as fushë me lule. Mijëra euro për çiftet, mijëra euro për biznesin e vogël, mijëra për pensionistët, mijëra euro për këtë mijëra për atë. Si Sudja dhe Xhaferri. Premtimet boshe shqiptarët i kanë dëggjuar më herët dhe janë gabuar, duke shkuar si cjapi te kasapi. Vota për PS është një votë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Ata e duan për pushtetin. Ata nuk lënë 2 gurë bashkë, janë gati ta djegin nga e para për pushtetin e tyre. Ne nuk e duam për pushtetin, por e duam që pushteti të jetë për Shqipërinë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img