Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mjekun Ilir Alimehmeti, pasi analisti Arjon Sulo i tha se epidemiologu është shprehur se duhen pritur analizat e vaksinës kineze para se t’u injektohen qytetarëve.
Rama tha se këta ekspertë janë sharlatanë, pasi vaksinën kineze e përdorin 23 shtete, duke përfshirë edhe disa nga oborret më të pasura mbretërore.
Sulo: Doktor Alimehmeti ka thënë që duhen pritur analizat.
Rama: Këta ekspertët janë sharlatanë. Unë po të them se Turqa vaksinon me këtë vaksinë. Si shpjegohet që 23 shtete marrin këtë vaksinë. Nëse e marrin të gjithë oborret mbretërore, çfarë do presim ne, Alimehmetin apo Ali Babën? I kemi marrë me të gjitha stadardet dhe kriteret ndërkombëtare.
Sulo: Keni ndryshuar, në fillim keni thënë se do i merrni me certifikime nga vendet që prodhojnë
Rama: Në çdo vend ka njerëz që nuk duan të vaksinohen,
Rama sulmon mjekun Ilir Alimehmeti për vaksinat kineze: Këta ekspertët janë sharlatanë! Nuk do presim Alimehmetin apo Ali Babën


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.