Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rama sulmon Metën nga Vlora: Është kandidat zyrtar i Partisë së tij, bën fushatë skutave me subjektet e OFL

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeminsitri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve.

Rama në një deklaratë për media ka sulmuar Presidentin Ilir Meta. Kryeministri tha se Meta është kandidat zyrtar i Partisë së tij në Vlorë, teksa tha se ai bën fushatë skutave me subjektet e OFL-së.

Kreu i Qeverisë ka komentuar edhe dekoratat që Presidenti ka dhënë së fundmi, teksa ka ironizuar duke thënë se do dekorohen edhe floktoret.

“Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë atipike, skutave me subjektet e OFL, I shoqëruar me gjykatës dhe prokurorisë që janë nxjerrë jashtë sistemit. Ka në plan rimarrjen në duar të drejtësisë. Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktore në Vlorë. Në rast se parukieret nuk do dekorohet sot, thuaj nga ana ime të mos mërzitet se dekoratat janë teneqe të shpërndara për arsye që është e kotë t’i diskutojmë. Presidenti premton nxjerrjen nga burgu. Do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’i dhënë dërrmën këtyre forcave”, tha Rama ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img