Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama sulmon ashpër Metën: Shpërdorues i rolit të Presidentit, është bërë si dordolec që vendoset për të trembur zogjtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3c2f0e6231afaa2b95edacbf7678b241

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër presidentin Ilir Meta në lidhje me thirrjet e këtij të fundit për të reformuar sistemin shëndetësor.

Ai u shpreh nga kantieri i spitalit rajonal të Fierit se Meta është shpërdorues i rolit të Presidentit dhe është bërë si një dordolec, ndërsa shtoi se këshillat i merr nga Petrit Vasili.

Për sa i përket spitalit të ri që po ndërtohet, Rama u shpreh se aty do të punësohen 320 shqiptarë si mjekë dhe infermierë, ndërsa tha se ky projekt do të mbyllet para afatit të premtuar nga Erdogan.

“Jam i lumtur se gjithçka po shkon si sahat zviceran. Me sa shoh afati do të tejkalohet, jo vetëm do të kapet. Ky do të jetë spitali rajonal i Fierit, do të jetë pjesë e sistemiy shëndetësor public, por do të administrohet ndryshe. Do të jetë qendër pilot e administrimit të dijes. Bushetii do të administrohet nga spitali, që do të thotë se rrogat nuk do të jenë njësoj për të gjithë por mjekët dhe infermierët do të paguhen sipas performancës. Sot kthehet ekipi nga Ankaraja ku kanë qenë për të finalizuar modelin. 50 persona menaxherë, mjekë dhe infermierë do të jenë turq, 320 do të jenë shqiptarë që do të testohen dhe do të angazhohen.  I gjithë sistemi do të ndryshojë.

Presidenti është në fakt shpërdorues i rolit dhe zyrës së presidentit. Thirrjet e tij për të reformuar tërësisht shëndetësinë vijnë nga këshillat e Peço Vasilit, ku koha që ai drejtonte shëndetësinë është koha më e zymtë e periudhës së errët para se ne të merrnin drejtimin. Nëse Presidenti mendon që Tinka Kurti dhe Reshayt Arbana të presin radhën, unë kam mendim tjetër. Ky njeri është bërë si ata dordolecët që vihen nëpër fusha për të trembur zogjtë. Kam besim se do ta arrijmë vaksinimin e të gjithë popullsisë në 14 muaj”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img