Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Rama sulmoi BE-në, reagon Basha: Tirja e qeverisë gjithnjë fajëson të tjerët, vjedh shqiptarët dhe iu mohon bukën e fëmijëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

2cb3e2cf5a6bd24677f26011cd642c77

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një shënimi në facebook, lidhur me akuzat e kryeministrit Rama drejtuar disa vendeve të BE-së, që nuk e kanë ndihmuar Ballkanin në luftën me pandeminë e koronavirusit, dhe pse kanë mundësi.

Basha thotë se Rama është mësuar që gjithnjë t’ja hedhë fajin të tjerëve, ndërkohë që vjedh shqiptarët dhe u mohon bukën e fëmijëve.

Kryetari i opozitës premton se pas 25 prillit për Shqipërinë do të vijnë ditë më të mira.

Reagimi i Bashës

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

Më shumë

spot_img