Edi Rama deklaroi sot nga Peshkopia se do të paguajnë për ujin e puseve vetëm ata të cilët shpojnë nëntokën në fshatrat turistike dhe marrin ujë për vilat e tyre luksoze.
Deklaratën kryeministri e bëri gjatë prezantimit të Rrugës së Arbrit, në mbledhjen që po zhvillohet në Peshkopi.
“Po shkoni në Gjermani dhe shponi një pus…Do t’ju lejojnë apo jo…Se është hapur shumë debati për taksën e puseve. Jo pra jo, nuk do të merremi me puset e gjyshërve. As me puset që hapen për kanalet e vaditjes. Por nuk mund të lejojmë që vilat luksoze në fshatrat turistike të marrin ujë nga nëntoka dhe të mos taksohen. Gjithë puset e tjera do të evidentohen por do të vazhdojnë pa taksa. Të tjerët ku abuzohet, për atë do të jetë reforma jonë. E bëra këtë sqarim për shkak të impaktit që pati për këtë çështje” deklaroi Edi Rama nga Peshkopia, raporton newsbomb.al.