Hapësire reklamuese

Politikë

Rama sot në Shkodër, Spahia: Nuk tha asnjë fjalë për masakrën zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Rama sot në Shkodër, Spahia: Nuk tha asnjë fjalë për

Pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Shkodra ku u mbajt Asambleja e Zgjeruar e PS, ka reaguar Bardh Spahia.

Rama gjatë Asamblesë së PS foli për projektet që po marrin jetë në këtë qytet si dhe situatën aktuale politike. Por,  për Spahinë, Rama nuk dha asnjë përgjigje për atë që ai e quan “masakër zgjedhore”, ndërsa shtoi se përgjigjia do jetë me mosbindje civile.

“Ardhja e Ramës në Shkodër ishte një rikthim në skenën e krimit. Nuk foli asnjë fjalë për bandat që bënë masakrën zgjedhore te 14 majit, ideator i të cilës ishte vetë ai. Asnjë fjalë për dhunimin e shkodranëve dhe të Shkodrës nëpërmjet bandave të tij autokolonave të blinduara dhe investitorëve strategjikë miq të tij të cilët pak muaj më parë dhunuan qytetarët shkodranë për interesin politik të Edi Ramës. Prezantoi projekte fasade te cilat kanë nisur vite më parë dhe bashkautore është bashkia Shkodër”, - tha Bardh Spahia.

Më pas ai vazhdoi duket thënë se Rama nuk tha asnjë fjalë për shpopullimin masiv me të cilin po përballen qytetarët e Shkodrës.

‘’Shkodranët nuk i harrojnë vuajtjet e paraardhësve të Edi Ramës dhe persekutimin ekonomik. Rama sot nuk mblodhi strukturat e veta, mbledhjet i bën me krimin e organizuar që e përdor për të ardhur në pushtet. Rama e grabiti pushtetin në Shkodrën që gjithmonë me votë i ka dhënë përgjigjen e merituar’’ – ka thënë ish kryetari i bashkisë Shkodër.

Ish kryetari i bashkisë Shkodër mbylli fjalën e tij duke thënë se Ramën do të jetë revolta popullore mosbindja civile që ka filluar në parlament”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese