Rama: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje! Negociatat nuk do kushtëzohen nga Gjermania

Publikuar tek: politike, më 21:19 18-09-2020 Rama: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje! Negociatat nuk do kushtëzohen nga Gjermania Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka folur mbi çështjen nëse do të krijohet një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve. 

Rama tha se pluralizmi në Shqipëri nuk cënohet nëse një pakicë nuk merr pjesë në zgjedhje, por nëse shumica i pengon në pjesmarrjen.

“S’ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që në vitin 90. Sistemi pluralist vihet në diskutim nëse një qeveri apo një shumicë pengon pjesmarrjen në zgjedhje. Nuk vihet në diskutim nëse një pakicë vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin, sigurisht nuk është një vendim që i bën nder vendit apo që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë, por nuk është absolutisht një vendim që cënon pluralizmin”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri Edi Rama tha për DW se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.

“Gjermania është një vend demokratik, ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin tonë zgjedhor, kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik dhe jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Funksionojnë shumë mirë”, Spiropali: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash, kanë bërë progres të madh
Gjendet e braktisur makina luksoze që i iku postbllokut të policisë në Elbasan, pronari habit me deklaratën »
Article Logic
Execution time: 0.013914108276367
array(1) { ["section"]=> string(122) "rama-sistemi-pluralist-nuk-cenohet-nese-pakica-s-merr-pjese-ne-zgjedhje-negociatat-nuk-do-kushtezohen-nga-gjermania-220875" }