Hapësire reklamuese

Politikë

“Rama s’i numëron paratë, por i peshon”, Kryemadhi për protestën e fëmijëve: As Kim Jong-un në Korenë e Veriut s’i mbyll kopshtet

Shkruar nga Newsbomb
“Rama s’i numëron paratë, por i peshon”, Kryemadhi

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka folur dhe për protestën e fëmijëve dhe nxënëseve për mbylljen e shkollës dhe kopshteve.

Kryemadhi tha se protesta e fëmijëve është shumë e rëndësishme, teksa tha se as Kim Jong-un në Korenë e Veriut nuk i mbyll kopshtat dhe shkollat.

“Meta vazhdon të jetë pjesë e protesta, protesta e fëmijë parashkollor është shumë e rëndësishme. Edi Rama normal që nuk do mësues matematike sepse e ka mbyllur që në klasë të parë dhe nuk e ka hapur më. Është fatkeqësia që ne e kemi brumosur, ne ia dhamë të gjitha pushtetet. Imagjinoni, kemi një kryeministër që kërcënon fëmijët.

Tani dua të them se sot në Shqipëri ka një protestë unikale, protestë e fëmijëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, edhe Kim Jong në Kore të Veriut nuk mbyll shkolla e kopshte. Pavarësisht se çfarë themi ne , mund të marrësh shkollën me mik në Shqipëri, por jo jashtë” tha Kryemadhi ndër të tjera për “Kjo Javë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll