Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama si lë as 24 orë kohë presidentit të ri, Bajram Begaj gati për dekretin e parë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm njoftoi dy ndryshime në kabinetin qeveritar.

Rama ka propozuar që Arben Ahmetaj të shkarkohet nga detyra si zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe të emërohet zv.kryeministre Belinda Balluku.

Po ashtu ai ka propozuar që të shkakrohet nga detyra Zef Mazi dhe të emërohet Majlinda Dhuka ministre e Shtetit dhe kryenegoziatore.

Këtë shkresë Rama ia ka nisur presidetit të ri Bajram Begaj, i cili mori detyrën pasditen e djeshme. Së pari është Kuvendi që duhet të mblidhet sërish në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim. Dhe ky do të jetë dekreti i parë i firmosur nga Begaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll