Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Rama si kryetar i OSBE, përshëndet fillimin e dialogut mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri për reformën zgjedhore

spot_img

Lajme të ngjashëm

811e0adb61f8042152dc65b5b398c12d

Kryeministri Edi Rama i cili nga janari i 2020-ës ka marrë drejtimin e OSBE, përshëndet marrëveshjen mes palëve për reformën zgjedhore.

 

Si kryesues i OSBE, Rama duket se ia ka dalë të zgjidhë ngërçin më të madh politik në vend.

Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se kjo marrëveshje është një rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut.

‘Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor’, shkruan Rama.

Ndërkohë Rama, pas arritjes së marrëveshjes ka vazhduar axhendën e takimeve në familjet e prekura nga tërmeti. 

Pak më parë edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme dhe e ka cilësuar në të mirën e qytetarëve.

Më shumë

spot_img