Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama si kreu i OSBE në Vjenë, mban një fjalim të gjatë dhe ua bën të qartë bjellorusve: Kjo është oferta që të dilni nga ky makth

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kreut të OSBE, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Këshillin Special për ndërmjetësimin e krizës në Bjellorusi.

Rama ishte i qartë në ofertën e tij: Marrëveshje për të dalë nga ky ‘makth’ siç e cilësoi ai, atë që po ndodh në Bjellorusi.

“Mbi qindra gazetarë janë arrestuar, janë dëbuar dhe i janë nënshtruar dhunës dhe kjo, është thellësisht alarmuese, edhe më alarmuese është humbja e jetëve, zhdukja e tyre”, konstatoi Rama teksa e quajti këtë më shumë sesa “një tablo të shëmtuar”.

“Është një makth potencial për Bjellorusinë, më lini të cilësoj një dokument të OSBE: Angazhimi i të drejtave të njeriut janë interes i drejtpërdrejtë i shteteve anëtare. Të gjithë ne kemi një interes legjitim këtu: Të drejtën për t’u dëgjuar. Nuk mund të rrimë mënjanë. Bjellorusia është me ne si një mike por autoritetet në Minsk duhet ta dëgjojnë këtë: Fuqia jonë mbështetet te OSBE. Të gjithë jemi të angazhuar karshi tyre dhe nuk mund të ketë tërheqje, asnjë ‘nëqoftëse’ apo ‘por’. Këto janë parime dhe duhen respektuar.

Oferta që OSBE të bëhet lehtësuese e dialogut për të dalë Bjollorusia nga ky makth, shkon përtej Bjellorusisë. OSBE është e mirëpozicionuar për të mbështetur dialogun, për të ofruar një këshillim të palës së tretë të qetë dhe pa tensione. Le ta përdorim këtë për të mirë. Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave të rradhitura kundër saj. Sa më shpejt të nisë, më mirë do jetë për të gjithë. Ne e dimë se sado keq të jenë gjërat sot, duhet të ketë pajtim. Ne mund të ndihmojmë por kjo duhet zgjidhur në Minsk. Në këtë moment, shenjat nuk janë të mira aspak, nuk ka dëgjesë, nuk ka dialog. Në cilësinë si kryetar i OSBE së bashku me kryetaren e ardhshme të OSBE, ministren e jashtme suedeze, mbetem i gatshëm ta krijoj këtë mundësi, të ndihmoj shpejt sepse koha vrapon shpejt, për të ndihmuar të shkrihet akulli që po shtohet, për të ndihmuar në ndërtimin e një mirëkuptimi hap pas hapi, në cdo moment. Shpresojmë vërtetë që do ketë një përgjigje pozitive ndaj kësaj oferte nga qeveria e Bjellorusisë, Kjo është ajo cka duam të ndihmojmë në Bjellorusi. Kjo nuk është imponim i OSBE, kjo është OSBE që ofron vullnetin për Bjellorisinë, kjo ofertë vjen nga një organizatë gjithpërfshirëse që ka qenë e angazhuar ndaj një vizioni komuniteti sigurie, bashkëpunues, gjithpërfshirës e të pandarë”, u shpreh kreu i OSBE Rama teksa tha se është i ndërgjegjshëm për rolin e tij balancues.

“Le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimi!

Zonja e zotërinj, jam mjaft i ndërgjegjshëm për detyrën për të qenë balancues.

Së pari, kryesia shqipatre do i qaset kësaj përpjekje pa asnjë agjendë të përcaktuar politike. U takon bjellorusve ta vendosin.

Ne do sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës pa u përpjekur të imponojmë asgjë. Kryesia beson se cdo marrëveshje e arritur duhet zbatuar nga të gjitha palët.

Unë jam i gatshëm ta bëj të funksionojë në çdo mënyrë. U bëj thirrje autoriteteve Bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte. Përfitoni nga ky moment. I bëj  thirrje të gjithë anëtarëve të OSBE që të përpiqemi që kjo të funksionojë. Nëpërmjet dialogut dhe jo përmes dhunës ata duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre”, përfundoi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu