Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

‘Rama si imitues i Duçes’, Manjani: Loja ngriva-shkriva e kalamajve të (pa)rritur është bajate

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3903ace16226d443e4a0f0098b6bf44e

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra gjatë takimit me banorët e Librazhdit.

Manjani e krahason takimin e Ramës me shfaqjet e diktatorit fashist italian Benito Mussolini.

Sipas Manjanit, kryeministri sajon histori me shkrirje, për t’i folur vetes me zë të lartë.

Komenti i plotë i Manjanit:

Ngriva-shkriva…

Disa e shohin të rrezikshëm “frymëzimin” anti-demokratik të Ramës në Librazhd dje.

Unë mendoj se shfaqja e Tij si imitues i Duçes dhe si lajmëtar i “shkrirjes së opozitës” është qesharake.

Së pari duhet të kuptojmë se ai me të veten është fushatë elektorale. Në fushata ka fazën që bën thirrje policëve dhe punonjësve të shtetit të bëjnë vota. Ndaj nuk merret seriozisht.

Së dyti, ai nuk e ka në dorë opozitën e as opozitarët, të cilët janë më shumë sesa ata që e pëlqejnë dhe e votojnë. Këtë Ai e di shumë mirë,prandaj dhe sajon histori me shkrirje, për ti folur vetes me zë të lartë… Por puna është se as ata që janë në miting nuk e besojnë.

Së treti, i ka humbur llogjika në arsyetim. Nëse opozita është “shkrirë”, si e bllokon integrimin? Po Reformën e tij të drejtësisë si e pengon? Ashtu e shkrirë?!!!

A është shkrirë apo jo?!

Ndaj them edhe njëherë: zgjidhja e krizës politike në vend janë vetëm zgjedhjet.

Ato e vendosin kush ngrin e kush shkrin.

Loja ngriva-shkriva e kalamajve të (pa)rritur që bëjnë politike është bajate.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img