Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma në Drejtësi, Rama: Shyqyr që drejtësia po godet drunjtë e shtrembër në PS

Shkruar nga Newsbomb
Reforma në Drejtësi, Rama: Shyqyr që drejtësia po godet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste ritheksoi dhe njëherë se Reformën në Drejtësi është arritja e PS dhe jo e ndërkombëtarëve, pasi amerikanët kanë qenë dhe më parë në Shqipëri, por Reforma në Drejtësi nuk u arrit.

“S’ka shanc që kjo parti të kthehet nga flamur mbajtësja e Reformës në Drejtësi në flamur grisësen e Reformës në Drejtësi. Duke i mbështetur pakusht institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit majtas e djathtas, lart e poshtë.

Kush predikon të kundërtën, ose është në hall sa kërkon të shpjegojë si persekutim politik vënien e tij para drejtësisë, ose është i mllefosur me PS e mua personalisht sepse po fitojmë disa herë përballë, ose nuk e pranon dot se kjo parti po bën histori e do vazhdojë të zgjidhet pa dilema nga shumica e shqiptarëve”,- tha Rama.

Rama shtoi se një parti që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, dhe quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Kjo kohë e re e Shqipërisë nuk ka kohë për të humbur me hallet e tyre dhe vulat e humbura të tyre ndërkohë që kemi detyrën të jemi në lartësinë e kohës, të lëmë drejtësinë të bëjë punë e saj edhe me çdo dru të shtrembër në radhët tonë. Shyqyr që e arritëm këtë ditë”.- shtoi ai.

Lexo edhe: “Mbi 29 mijë anëtarësime të reja në parti”, Rama në Asamble tregon dy objektivat e PS

Lexo edhe: Pakti PS-Rithemelimi, Rama: Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më një çmendinë

Lexo edhe: Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Rama: Do ta kthejmë në kurorën e turizmit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese