Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Rama shuan zërat për largimin e Arben Ahmetajt: Janë përralla ato që thuhen!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme ka dalë në një prononcim për mediat ku dhe është pyetur në lidhje me largimin e ish-zëvëndës kryeministrit, Arben Ahmetaj nga posti i tij se nëse ky distancim i numrit dy të qeverisë ka ardhur pasi po paralajmërohet një hetim ndaj tij për çështjen e inceneratorëve apo një “non grata.”

Rama mohoi kategorisht këto spekulime duke thënë se janë “përalla”.

Më tej, kryeministri shtoi se partia ka të drejtë të bëjë riorganizime sidomos kur janë para një sfide të re, referuar zgjedhjeve që do mbahen në pranverën e 2023.

“Këto janë ato përrallat që thashë edhe dje. Ju jeni në të drejtën tuaj që ti tregoni përralla popullit duke kërkuar gjithmonë mbas çdo vendimi dhe çdo hapi qëllime që nuk ekzistojnë, jeni në të drejtën tuaj. Natyrisht që kjo është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë por ndodh fatkeqësisht këtu dhe kudo. Në emër të lirisë së mediat i jepet e drejta vetes për të spekuluar deri në ekstrem.

Zoti i paftë të gjithë dhe Zoti u kujdestë për të gjitha. E vërteta e ka të vështirë të çajë në këtë botë ku sundon gënjeshtra. Njerëzit që janë besnikë e kanë të vështirë të qëndrojnë qetësisht në këtë botë, ku të gjithë tregojnë një përrallë për çdo qëllim.

Jo moj zonjë ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime organizative dhe i kemi bërë gjithmonë. Këto nuk kanë lidhje fare, kjo është e drejta juaj, kush jam unë në fund të fundit”, tha Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img