Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Rama shpjegon si do funksionojë mbledhja e mbeturinave nga bizneset: Do ketë kalendar, gjoba më të larta edhe për individët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të rritet vlera e gjobave për bizneset por edhe individët që ndotin ambientin.

Nga bregdeti i Vorës, Rama tha se plani për pastrimin e Shqipërisë do të bëjë të mundur pastërti reale dhe konstante.

Ai tha se bizneset në bregdet gjatë sezonit të verës do të kenë një kalendar ku do të përcaktohet se ku dhe kur do të nxjerrin mbeturinat.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kush ndot do të penalizohet, por penalizimin kryesor do të vijë nga ndotësit kryesorë, janë hotele, restorante, fabrika, të gjithë ata që ushtrojnë aktivitete dhe prodhojnë mbeturina. Do të ketë gjoba shumë më të larta, edhe për individët. Por duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi, të përfshihet policia e shtetit, është detyra që të jetë syri i shtetit. Nëse do t’i qëndrojmë të gjithë këtij plani, puna është ta bëjmë të pakthyeshme.

Në çdo zonë duhet ndjekur kjo, që pastrohet, të pastrohet realisht. Jo hajde se po mbledhim ca dhe po lëmë të tjerat.

Subjektet private që janë në bregdet, duhet të informohen për një kalendar, se kur duhet t’i nxjerrin mbetjet dhe ku, dhe kjo pastaj të bëhet konstante. Plus pastaj edhe shumë ndryshqe, gurë, duhet të ketë një gjë tjetër dhe po të fokusohemi te monitorimi kjo bëhet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img